“Një këngë me një mesazh”, BBC vlerëson performancën e Alis: Komandoi skenën e Eurovision

09:13 | 15 Maj 2026
E.K

Kënga “Nân” ka pushtuar skenën e Eurovision në gjysmëfinalen e dytë duke arritur të fitojë jo vetëm votat e jurisë, por edhe zemrat e publikut duke rrëmbyer kështu një vend në finalen e madhe të 16 majit.

BBC i ka bërë jehonë performancës së Shqipërisë në Eurovision, duke e cilësuar interpretimin e Alis si emocional dhe të paharrueshëm.

Media prestigjioze shkon edhe më tej, duke u futur në thelbin që kënga përcjell. Ajo vlerëson ‘Nân” për mesazhin e thellë që përcjell te publiku, teksa thekson se këngëtari Alis Kallaçi pushtoi skenën e Wiener Stadthalle me performacën e tij.

“Një këngë me një mesazh, Alis komandon skenën e #Eurovision për Shqipërinë me një performancë emocionale të paharrueshme”, shkruan BBC.

Lista e plotë e 25 shteteve që do të performojnë në finalen e madhe:

Greqi: Akylas – Ferto

Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin

Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice

Suedi: FELICIA – My System

Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!

Izrael: Noam Bettan – Michelle

Serbi: LAVINA – Kraj Mene

Kroaci: LELEK – Andromeda

Lituani: Lion Ceccah – Sólo Quiero Más

Poloni: ALICJA – Pray

Shqipëria – Alis – Nân

Australia – Delta Goodrem – Eclipse

Bullgaria – Dara – Bangaranga

Çekia – Daniel Zizka – CROSSROADS

Danimarka – Søren Torpegaard Lund – Før vi går hjem

Malta – AIDAN – Bella

Norvegjia – JONAS LOVV – YA YA YA

Qipro – Antigoni – Jalla

Rumania – Alexandra Căpitănescu – Choke me

Ukraina – LELÉKA – Ridnym

Austria-COSMÓ – Tanzschein

Itali- Sal Da Vinci – Per Sempre Sì

Franca- Monroe – Regarde

Mbretëria e Bashkuar- LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei

Gjermania -Sarah Engels – Fire