Ky është personi që u plagos rëndë sonte në Prishtinë

22:53 | 14 Maj 2026
E.H

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se një person ka mbetur i plagosur dhe siç raportojn mediat vendore, bëhet fjalë për Harbim Vitija.

Sipas raportimeve, Vitija dyshohet se është goditur në kokë dhe nga Emergjenca e QKUK-së kanë deklaruar se 25-vjeçari është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Poashtu, raportohet se viktima sapo kishte dal nga burgu ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në kryeqytet./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Flasin nga QKUK, kjo është gjendja e 25 vjeçarit i cili u plagos në Prishtinë

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, policia jep detaje

Shpërndaje në rrjete sociale