Këngëtari Alis e ka përmbyllur me sukses paraqitjen e tij në “Eurovision 2026”, duke e përfaqësuar denjësisht Shqipërinë me baladën emocionale “Nan”.
Artisti u ngjit në skenë si i 13-ti me radhë në natën e dytë gjysmëfinale, ku interpretimi i tij u prit me interes nga publiku evropian. Me një paraqitje të qetë dhe të kontrolluar, Alis e solli këngën “Nan” në mënyrë korrekte para miliona shikuesve, duke synuar të përcjellë mesazhin e saj të ndjeshëm dhe të fitojë zemrat e publikut.
Të gjithë ata që duan ta mbështesin Shqipërinë, mund ta bëjnë këtë duke votuar me kodin 13, që i takon performancës së Alis.
Nga cilat shtete mund të votohet me SMS/telefon?
Në këtë gjysmëfinale, Shqipëria mund të votohet nga: Armenia, Australia, Austria, Azerbajxhani, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Franca, Letonia, Qiproja, Norvegjia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Luksemburgu, Malta, Rumania dhe Ukraina, përmes numrit dhe kodit telefonik të publikuar nga transmetuesit në vendet përkatëse.
Votimi online për pjesën tjetër të botës (përfshirë Kosovën)
Ndërkohë, pjesa tjetër e botës – ku përfshihet edhe Kosova – mund të votojë online përmes platformës zyrtare: www.esc.vote.
Tashmë mbetet të shihet nëse performanca e Alis do të jetë e mjaftueshme për ta çuar Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovision 2026, por paraqitja e tij u konsiderua një përfaqësim i denjë dhe i ndjerë në një nga skenat më të mëdha muzikore në Evropë. /Telegrafi/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...