Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas premierës botërore të filmit “Dua” në festivalin prestigjioz Cannes Film Festival, duke e vlerësuar këtë projekt si një pasqyrim artistik të historisë së Kosovës në vitet ’90.
Kurti tha se filmi i regjisores Blerta Basholli u prit me duartrokitje të gjata nga publiku në Cannes, derisa theksoi se “Dua” sjell me ndjeshmëri dhe realizëm periudhën e okupimit dhe apart’heidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Ai kujtoi se vitet ’90 ishin të mbushura me dhunë dhe shtypje nga regjimi serb, por njëkohësisht edhe me shpresë, organizim dhe rezistencë të të rinjve shqiptarë.
Sipas Kurtit, filmi “Dua” paraqet në mënyrë të hollë kinematografike situatat historike të asaj kohe dhe mund të shërbejë si “film biografik i popullit tonë për dekadën e fundit të shekullit të kaluar”./Arbresh.info
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...