Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje publike për mbështetjen e përfaqësuesit shqiptar në Eurovision 2026, artistit Alis me kënganën “Nân”, i cili do të garojë mbrëmjen e sotme në Vjenë ku zhvillohet gjysmëfinalja e dytë.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve jashtë vendit, Rama ka inkurajuar publikun që të votojë numrin 13 për Shqipërinë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së artistit shqiptar në këtë kompeticion ndërkombëtar.
“Le të mbështesim artistin dhe përfaqësuesin tonë në Eurovision, Alis, dhe ta bëjmë zërin shqiptar të dëgjohet në gjithë Europën dhe më gjerë,” shkruan Rama.
Thirrja shoqërohet edhe me apel për votim masiv nga diaspora dhe publiku jashtë vendit, ku vota për Shqipërinë jepet përmes numrit 13, sipas udhëzimeve të votimit të Eurovision.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...