Kapen 167 kilogramë marihuanë në kufirin Greqi-Shqipëri, në pranga një shqiptar

19:57 | 14 Maj 2026
E.H

Njësia anti-drogë e Janinës arriti t’i japë një goditje qarqeve të importit dhe trafikimit të drogës, pas një ndjekjeje që rezultoi në arrestimin e një shqiptari dhe sekuestrimin e një sasie prej 167 kilogramësh marihuanë.

E gjitha filloi mëngjesin e sotëm, kur oficerët e policisë nga Nëndrejtoria e Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve pikasën një automjet të dyshimtë me targa ukrainase që dukeshin të falsifikuara, duke lëvizur në zonën e Konicës drejt Kozanit.

Kur u përpoqën t’i bënin shenjë të ndalonte, filloi të ecte me një shpejtësi marramendëse.

Për t’u arratisur, shqiptari nuk hezitoi të kryente manovra të rrezikshme, duke drejtuar në drejtim të kundërt për një kohë të gjatë, duke i vënë në rrezik të menjëhershëm shoferët kalimtarë.

Më pas u arrit të bëhej bllokimi i automjetit dhe arrestimin e autorit. Kontrolli brenda automjetit zbuloi 28 pako me 167 kilogramë, 200 gramë marihuanë, që ishin vendosur në kabinë dhe në bagazh.

Përveç kësaj, u zbulua se automjeti kishte targa të falsifikuara, ndërsa shqiptari ndodhej në Greqi në mënyrë të paligjshme./TCh

Shpërndaje në rrjete sociale