FSHF propozon Aleksander Ceferin për president të UEFA-s

19:01 | 14 Maj 2026
Q L

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se do ta mbështesë Aleksander Ceferin për një mandat të ri në krye të UEFA-s.

Vendimi është marrë unanimisht nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së në mbledhjen e zhvilluar të enjten, pas propozimit të presidentit të federatës, Armand Duka.

“Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, në mbledhjen e zhvilluar sot, shqyrtoi dhe miratoi unanimisht propozimin e Presidentit Armand Duka lidhur me kandidaturën që FSHF do të mbështesë për postin e Presidentit të UEFA-s. Ky vendim vjen si shprehje e vlerësimit maksimal për lidershipin, vizionin dhe kontributin e Presidentit Čeferin në zhvillimin e futbollit europian gjatë viteve të fundit. FSHF beson se vazhdimësia e drejtimit të UEFA-s nga Aleksander Čeferin do të garantojë stabilitet, progres dhe mbështetje të mëtejshme për të gjitha federatat anëtare”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Zgjedhjet për presidentin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të mbahen gjatë Kongresit të 51-të të UEFA-s më 22 prill 2027 në Astana, në Kazakistan.

Shpërndaje në rrjete sociale