Spitali i Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri” ka dhënë detaje për gjendjen e Hysni Mehanit dhe Bahri Zabelit, pas incidentit të ndodhur sot në Skenderaj.
Sipas njoftimit të spitalit, dy personat kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente rreth orës 13:10. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime në fytyrë dhe kokë, ndërsa tjetri gërvishtje dhe lëndime trupore.
Aktualisht, ekipet mjekësore janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme dhe konsultat me repartet përkatëse.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se personat e lënduar janë kryetari i qendrës së saj në Skenderaj, Hysni Mehani, dhe sekretari i qendrës, Bahri Zabeli.
Sipas VV-së, incidenti ka ndodhur në një lokal në qendër të Skenderajt, ku Mehani ishte duke qëndruar me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të partisë./Arbresh.info
“Ftoj familjarët për përmbajtje”, Hysni Mehani thotë se është sulmuar nga Sami Lushtaku
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit
Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në N...
Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, të paktën pesë të vrarë
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...