Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka reaguar ndaj kërcënimit të bërë ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Muharrem Prekazi, gjatë një seance gjyqësore.
ZKSH dënon ashpër kërcënimin ndaj prokurorit Prekazi, duke theksuar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore ndaj personit përgjegjës.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon ashpër kërcënimin e bërë ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, z. Muharrem Prekazi, gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore. Çdo tentativë për të frikësuar apo penguar prokurorët e shtetit në ushtrimin e detyrës së tyre zyrtare është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet në asnjë formë. Lidhur me këtë rast, menjëherë janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore ndaj personit përgjegjës, në mënyrë që ai të përballet me drejtësinë dhe të marrë dënimin e merituar”, thuhet në reagim.
ZKSH thotë se mbështet Prekazin dhe gjithë prokuorët e shtetit në ushtrimin e detyrave të tyre ligjore dhe kushtetuese.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit shpreh mbështetjen e plotë institucionale për prokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, z. Prekazi, si dhe për të gjithë prokurorët e shtetit, të cilët me integritet, profesionalizëm dhe pavarësi ushtrojnë detyrat e tyre ligjore dhe kushtetuese në funksion të forcimit të sundimit të ligjit”, thuhet në reagim.
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...
Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e Hysni Mehanit...
REL: SHBA’ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me...
Klubi i madh europian vendos në shitje gjithë skuadrën – për...
Trump bën deklaratë të pazakontë: SHBA shumë pranë një ilaçi...
Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: ...