Lladrovci thumbon politikanët: “Mos e rreh këlyshin se kur rritet, të hakmerret”

13:24 | 14 Maj 2026
E.K

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë një postim me tone ironike në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se i është referuar zhvillimeve politike në vend.

Postimi i plotë:

Kur thojshin pleqtë, mos e nguc as mos e rreh këlyshin se kur të rritet, do të hakmerret, nuk e besoja. Qe pyetja që ia bëra autorit të shumë deklaratave të politikanëve tanë:

Nëse e rreh një këlysh apo e keqtrajton kur është i vogël, a hakmerret kur rritet?
Përgjigja e shkurtuar:

Po, mund të ndodhë — por zakonisht nuk është “hakmarrje” në kuptimin njerëzor. Një qen që është rrahur ose keqtrajtuar si këlysh shpesh zhvillon:
frikë kronike ndaj njerëzve, agresivitet mbrojtës, mosbesim, ankth, ose reagime të paparashikueshme kur rritet.

Pra, kur një qen i rritur sulmon ose kafshon ish-keqtrajtuesin, zakonisht kjo lidhet me traumën dhe frikën e mësuar, jo me një plan të vetëdijshëm për hakmarrje.

Studimet mbi sjelljen e qenve tregojnë se përvojat e hershme ndikojnë shumë në temperamentin e tyre.

Kah jeni nisë o trima./Arbresh.info