Kongresisti amerikan Keith Self ka paraqitur një amendament që parasheh 1.8 milionë dollarë ndihmë vjetore për trajnimin ushtarak të Greqisë, duke i bërë njëkohësisht thirrje Athinës që ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Kosova është padyshim një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë evropianë të Shteteve të Bashkuara”, deklaroi ai.
“Katër aleatë të NATO-s, refuzojnë të njohin Kosovën si shtet i pavarur duke krijuar pasiguri në Ballkan. Këta partnerë të NATO-s i janë bashkuar Kinës, Rusisë dhe Serbisë që gjithashtu refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës”, shtoi kongresisti Self.
Deklaratat u bënë gjatë një seance dëgjimore të Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, ku Self riafirmoi rëndësinë strategjike të Kosovës për NATO-n dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Si kryetar i Nënkomitetit për Evropën, ai e cilësoi Kosovën si një partner të rëndësishëm të SHBA-së dhe paralajmëroi se mosnjohja e saj nga disa vende anëtare të NATO-s ndikon negativisht në stabilitetin rajonal dhe favorizon ndikimin rus në rajon.
Duke kujtuar rolin e tij në planifikimin e ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, Self tha se Kosova ka dëshmuar përkushtim ndaj demokracisë, sigurisë rajonale dhe bashkëjetesës multietnike, duke argumentuar se ajo meriton integrim në NATO.
Në një fjalim të veçantë për ish-kongresistin Eliot Engel, Self tha se ai mbetet “një hero në Kosovë”, duke theksuar rolin e tij në mbështetjen e vazhdueshme për vendin.
Sipas tij, deklaratat e bëra në Kongres përfaqësojnë një nga mbështetjet më të forta të kohëve të fundit për sovranitetin e Kosovës dhe integrimin e saj euroatlantik.
Lladrovci thumbon politikanët: “Mos e rreh këlyshin se kur r...
“Ftoj familjarët për përmbajtje”, Hysni Mehani thotë se ësht...
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar
Haradinaj: Masakrat janë dëshmi e rrugës së rëndë që kaluam ...
Haxhiu takon të moshuarën që i tha Kurtit “Mos lësho pe”, i ...