Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu në 27-vjetorin e Masakrës së Qyshkut, ka kujtuar martirët e Qyshkut, Zahaqit dhe Pavlanit, 82 civilë shqiptarë të vrarë më 14 maj 1999 nga forcat serbe.
Në një postim në Facebook, Haxhiu thotë se në këto fshatra u goditën njerëz të paarmatosur, banorë e mysafirë që lufta i kishte gjetur aty.
“Qyshku, Zahaqi dhe Pavlani mbeten dëshmi e një mizorie të planifikuar, e një aparati shtetëror që e ktheu vrasjen e shqiptarëve në metodë lufte dhe dëbimin në qëllim politik”, ka shkruar ajo.
Ndër të tjera, Haxhiu tha se drejtësia për këto masakra është detyrim ndaj familjeve, ndaj të mbijetuarve dhe ndaj Republikës sonë./Arbresh.info
Lladrovci thumbon politikanët: “Mos e rreh këlyshin se kur r...
“Ftoj familjarët për përmbajtje”, Hysni Mehani thotë se ësht...
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar
Haradinaj: Masakrat janë dëshmi e rrugës së rëndë që kaluam ...
Haxhiu takon të moshuarën që i tha Kurtit “Mos lësho pe”, i ...