Lufta në Lindjen e Mesme dhe konflikti në Ukrainë ishin në qendër të takimit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut kinez Xi Jinping në Pekin, raportoi agjencia shtetërore kineze Xinhua.
Sipas raportimit, dy liderët zhvilluan bisedime të nivelit të lartë mbi çështjet më të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale, duke përfshirë tensionet në Gjirin Persik dhe luftën në Ukrainë.
Presidenti kinez Xi Jinping theksoi nevojën që Kina dhe Shtetet e Bashkuara të përdorin më efektivisht kanalet diplomatike dhe komunikimin ushtarak për të shmangur përshkallëzimin e krizave globale.
“Të dyja palët duhet të zbatojnë konsensusin e rëndësishëm që kemi arritur dhe të forcojnë komunikimin politik, diplomatik dhe lidhjet mes forcave të armatosura”, citohet të ketë deklaruar Xi nga agjencia Xinhua.
Një nga çështjet kryesore të samitit mbetet përpjekja e presidentit Trump për të bindur Kinën që të ushtrojë ndikim mbi Iranin për t’i dhënë fund konfliktit në rajon dhe për të ulur tensionet me SHBA-në.
Kina konsiderohet një aktore kyçe në zhvillimet e Lindjes së Mesme për shkak të marrëdhënieve të saj të ngushta me Teheranin. Pekini është blerësi më i madh i naftës iraniane, duke importuar mbi 90% të eksporteve të Iranit, çka i siguron Republikës Islamike mbështetje të rëndësishme ekonomike përballë sanksioneve ndërkombëtare.
Në vitet e fundit, Kina ka tentuar të forcojë rolin e saj si ndërmjetëse diplomatike në rajon. Në vitin 2023, Pekini ndërmjetësoi afrimin mes Iranit dhe Arabisë Saudite, ndërsa së fundmi priti në kryeqytetin kinez ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi për bisedime të nivelit të lartë.
Pekini ruan gjithashtu kontakte të afërta me Pakistanin, vend ku janë zhvilluar më parë negociata indirekte mes SHBA-së dhe Iranit.
“Duhet të shkojmë në Ferizaj”, Kurti i shmanget përgjigjes p...
Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, 1 mili...
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë