Sot Kuvend/ Nga interpelanca me Ramën dhe 4 ministrat, te diskutimet mbi raportin dhe projektrezolutën për anëtarësimin në BE

09:14 | 14 Maj 2026
E.G

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të enjte në orën 10:00 në seancë plenare. Sipas rendit të ditës, në fokus do të jenë diskutime të ndryshme, përfshirë edhe gjashtë interpelanca të kërkuara nga opozita me Kryeministrin Edi Rama, Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Financave Petrit Malaj, Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo dhe Ministrin e Punëve të Brendshme Besfort Lamallari.

Përveç interpelancave, në rendin e ditës përfshihen miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar, njoftime dhe diskutime lidhur me problematikat e konstatuara nga raporti vjetor i Departamentit të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri, si dhe gjetjet e progresraportit të Komisionit Evropian. Një tjetër pikë e rëndësishme është projektrezoluta “Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

Seanca do të përqendrohet edhe në diskutime për çështje jashtë rendit të ditës, duke i dhënë mundësi deputetëve të trajtojnë tema të ndryshme të interesit publik./rtsh.al

Shpërndaje në rrjete sociale