Manchester United synon Ederson nga Atalanta

19:16 | 13 Maj 2026
Q L

Manchester United po vazhdon kërkimet për një mesfushor të ri, ndërsa braziliani Ederson i Atalanta është bërë një nga objektivët kryesorë të klubit anglez për afatin kalimtar të verës.

Sipas raportimeve nga mediat angleze, United po kërkon zëvendësuesin e Casemiro, i cili pritet të largohet në fund të sezonit. Edhe pse tridhjetë e katër vjeçari ka pasur paraqitje të mira këtë edicion, drejtuesit e klubit po mendojnë për të ardhmen e mesfushës.

Përveç Ederson, në listën e lojtarëve të përfolur për transferim te United janë edhe Elliot Anderson, Adam Wharton, Carlos Baleba dhe Sandro Tonali.

Drejtuesit e Manchester United tashmë kanë zhvilluar takime me përfaqësuesit e Ederson. Një tjetër faktor që e favorizon klubin anglez është dëshira e vetë futbollistit për të luajtur në Premier League, që konsiderohet si “transferimi i ëndrrave” për të.

Ederson ka zhvilluar dyzet ndeshje këtë sezon me Atalanta në të gjitha garat dhe ka kontratë deri në vitin 2027. Megjithatë, mediat raportojnë se marrëveshja mund të realizohet me një çmim më të ulët sesa vlera e tij në treg.

Shpërndaje në rrjete sociale