Të paktën tetë persona, mes tyre edhe dy fëmijë, humbën jetën pas tre sulmeve me dronë izraelitë ndaj automjeteve në autostradën kryesore që lidh Bejrutin me jugun e Libanit.
Sulmet ndodhën të mërkurën në zonën Jiyeh, rreth 20 kilometra në jug të kryeqytetit libanez, duke shkaktuar panik dhe dëme të mëdha materiale. Fotografi të publikuara nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve në Liban tregojnë makina të shkatërruara plotësisht, të djegura dhe të copëtuara nga shpërthimet.
Gazetarët në terren raportojnë se situata në jug të Libanit po bëhet çdo ditë më e rëndë, ndërsa përplasjet mes Izraelit dhe Hezbollahut vazhdojnë të intensifikohen. Sipas autoriteteve libaneze, civilët po paguajnë çmimin më të lartë të konfliktit, me viktima të shumta dhe një krizë humanitare në rritje.
Ushtria izraelite lëshoi gjithashtu urdhra të rinj evakuimi për banorët e disa fshatrave në jug të Libanit, përfshirë Meiss el-Jabal, Hula dhe Burj Shemali, duke paralajmëruar se do të ndërmarrë operacione ushtarake “me forcë”. Banorëve iu kërkua të largohen të paktën një kilometër nga zonat e kërcënuara.
Raportimet nga qyteti i Tyre-s tregojnë se spitalet në jug të vendit po përballen me vështirësi të mëdha. Disa prej tyre ndodhen brenda zonave të evakuimit dhe mbeten të vetmet qendra funksionale për mijëra banorë, që ende jetojnë në rajon. Mjekët dhe ekipet e emergjencës po hasin vështirësi në transportimin e të plagosurve, ndërsa shumë pacientë nuk arrijnë të marrin ndihmë në kohë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, vetëm gjatë armëpushimit janë vrarë të paktën 380 persona. Totali i viktimave që nga fillimi i ofensivës izraelite dhe bombardimeve më 2 mars ka kaluar mbi 2,800 të vrarë. Autoritetet raportojnë gjithashtu se më shumë se 108 punonjës të shëndetësisë dhe ekipeve të emergjencës kanë humbur jetën gjatë luftës, ndërsa mbi 140 sulme janë regjistruar ndaj ambulancave dhe objekteve mjekësore.
Ndërkohë, Libani dhe Izraeli pritet të zhvillojnë një raund të ri negociatash në Uashington me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, grupi Hezbollahut ka deklaruar se kundërshton këto bisedime, ndërsa tensionet në kufi vazhdojnë të rriten.
Kriza humanitare në jug të Libanit po thellohet gjithnjë e më shumë. Sipas raportimeve nga terreni, mbi një milion njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të bombardimeve dhe frikës nga përshkallëzimi i mëtejshëm i luftës.
Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk, në pranga 32...
Dy ushtarakët shqiptarë fitojnë konkursin e Gardës Kombëtare...
Sllovakia mbyll të gjitha pikat kufitare me Ukrainën për shk...
Finlandezët nuk u përgjigjen mediave serbe në Eurovision, në...
Aro Muric pranë La Ligës? Klubi spanjoll futet fuqishëm në g...
KQZ: 23 subjekte dorëzojnë listat, 4 parti mbesin jashtë afa...