Perparim Rama ka prezantuar ekipin e tij, duke thënë se bëhet fjalë për profesionistë të përkushtuar që do të shërbejnë në të mirë të qytetarëve të Prishtinës.
Ai theksoi se ekipi do të funksionojë me përgjegjësi të përbashkët dhe përkushtim të plotë për vazhdimin e projekteve në kryeqytet.
Postimi i plotë:
Ky është ekipi i Kryeqytetit.
Profesionistë të përkushtuar, të bashkuar në shërbim të së mirës publike dhe mirëqenies së çdo qytetari të Kryeqytetit.
Me përgjegjësi të përbashkët dhe përkushtim të plotë, do të funksionojmë si një ekip i vetëm për t’i vazhduar projektet madhore të Prishtinës dhe për t’i dhënë Kryeqytetit drejtimin që meriton.
Vizioni për Prishtinën e së ardhmes është i qartë, një kryeqytet modern, funksional dhe dinjitoz për të gjithë. Së bashku me këtë ekip, do të vazhdojmë ta shndërrojmë këtë vizion në punë konkrete dhe rezultate të prekshme.
Përtej dallimeve politike, qëllimi dhe angazhimi ynë është i përbashkët, të punojmë me përgjegjësi, unitet dhe vizion për zhvillimin e
Kryeqytetit dhe për të ardhmen që meritojnë qytetarët e këtij vendi./Arbresh.info
Deklarata e komunës malazeze për ‘çnjohjen’ e Kosovës, Minis...
Shfuqizohet tarifa prej 3 eurove për shoqëruesit e pacientëv...
Trump kërkon hapjen e Kinës ndaj bizneseve amerikane
Çmimi “Karli i Madh”, Kryeministri Rama i ftuar në ceremoni
Supremja shfuqizon pjesërisht Rregulloren e UP-së për avanci...
Kurti: Dr. Metë Shatri i bashkohet LVV-së, pjesë e listës pë...