Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK) ka pritur sot Shkëlqim Hajdari së bashku me miq dhe bashkëpunëtorë të tij, në një takim ku u zhvillua një bashkëbisedim i ngrohtë dhe domethënës mbi çështje me interes të përbashkët.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e OVL UÇK shprehën mirënjohje për angazhimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Hajdarit ndaj kategorive të dala nga lufta.
Në veçanti, u vlerësua qëndrimi i tij në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale.
Në shenjë respekti dhe vlerësimi për kontributin e tij, OVL UÇK i ndau një mirënjohje Shkëlqim Hajdari, si simbol i vlerësimit për angazhimin e tij të deritanishëm.
Takimi u vlerësua si një moment i rëndësishëm i forcimit të bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet palëve, në funksion të çështjeve që lidhen me kategoritë e dala nga lufta./Arbresh.info
Deklarata e komunës malazeze për ‘çnjohjen’ e Kosovës, Minis...
Shfuqizohet tarifa prej 3 eurove për shoqëruesit e pacientëv...
Trump kërkon hapjen e Kinës ndaj bizneseve amerikane
Çmimi “Karli i Madh”, Kryeministri Rama i ftuar në ceremoni
Supremja shfuqizon pjesërisht Rregulloren e UP-së për avanci...
Kurti: Dr. Metë Shatri i bashkohet LVV-së, pjesë e listës pë...