Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj interpretimit të intervistës së ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha për gazetarin Eddy Wax në “Euractiv”, duke theksuar se transkripti i plotë e bën të qartë kontekstin e deklaratës dhe mënyrën sesi citimi i shkurtuar u përdor për interpretime ideologjike.
Rama shprehet se është ‘qesharake të krijosh histori Edi kundër Eddy’. Ai shtoi se nuk ka pasur ankesa për gazetarin, por sipas tij citimi i reduktuar i deklaratave është përdorur në mënyrë jo korrekte.
“I dashur Eddy Wax, e kuptoj që është argëtuese të krijohet një histori “Edi kundër Eddy”, por këtu realisht nuk ka vend për një gjë të tillë, sepse së pari, unë nuk u ankova për Edi-n tjetër, dhe së dyti, tani që ti me bujari publikove transkriptin e plotë, është krejtësisht e qartë se citimi i shkurtuar ishte mjaftueshëm çorientues që kushdo me një interes ideologjik të caktuar ta përdorte sipas dëshirës së vet”, shkruan Rama.
“Por sinqerisht, aspak hatërmbetje. Njëri Eddy duhet të bëjë atë që dëshiron, dhe Edi tjetër duhet ta durojë atë”, thekson Rama.
Rama nënvizon se, “në fund të fundit, thelbi mbetet i pandryshuar: Çfarë Italia kërkon nga Shqipëria, Italia e merr nga Shqipëria”.
Kryeministri Rama theksoi edhe një ditë më parë se, marrëveshja mes dy vendeve do të jetë në fuqi për sa kohë që Italia ta dëshirojë, teksa sqaroi se nuk ka asnjë ndryshim të qëndrimit të qeverisë shqiptare ndaj protokollit.
Rutte: Ka aktorë që përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Per...
PSG-ja përgatitet për befasinë e madhe të verës, nis kontakt...
“Ku je z.kryetar, a je gjallë”, Vjosa Osmani takohet me Fato...
KQZ pranon listën nga 23 subjekte politike me 917 kandidatë
Zgjedhjet e 7 qershorit/PDK prezanton listën e plotë
Garon me numrin 10, Shqipe Selimi: E kam pritur që në këto z...