Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, është deklaruar pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Para mediave, ajo ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke thënë se qytetarët janë ata që i vlerësojnë më së miri veprimet e partive.
“E dini shumë mirë që e kam theksuar në vazhdimësi se vendi nuk ka pasur nevojë të shkojë në zgjedhje, por të bëhemi bashkë e të zgjedhet presidenti. Por, për shkak të mungesës së vullnetit, kjo nuk është bërë. Tani e kemi një datë të zgjedhjeve dhe janë qytetarët ata që vendosin përpara kutive. Meqë jemi në prag të këtyre zgjedhjeve, më së miri flasin qytetarët dhe më së miri ata i gjykojnë veprimet tona”, tha ajo.
KQZ pranon listën nga 23 subjekte politike me 917 kandidatë
Zgjedhjet e 7 qershorit/PDK prezanton listën e plotë
Garon me numrin 10, Shqipe Selimi: E kam pritur që në këto z...
Zhvillime të reja në rastin “Laboratori ‘25”, ndalohet një p...
Zyrtari i Pentagonit: Kostoja e luftës me Iranin arrin në 29...
Protokolli për migrantët, Rama-gazetarit italian: Citimi i s...