Sot (e martë) gjatë ditës, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, mbajti një konferencë për media, gjatë së cilës bëri disa deklarata të pazakonta.
Nga sulmet ndaj mediave spanjolle deri te shpallja e zgjedhjeve të reja tri vjet më herët se afati, 79-vjeçari lëshoi një sërë deklaratash shpërthyese.
Siç ka ndodhur edhe në shumicën e paraqitjeve të tij të fundit publike, Perez goditi sërish Barcelonën në kuadër të çështjes “Negreira”.
Tani, duke reaguar ndaj akuzave të pabazuara, Barcelona ka lëshuar një njoftim zyrtar, duke konfirmuar se ekipi juridik i klubit po i shqyrton me kujdes deklaratat e Perezit, për të parë nëse ka baza për veprime ligjore ndaj tij.
Perez thërret zgjedhje të jashtëzakonshme: Kush po më kritikon, le të kandidojë kundër meje
“Në lidhje me konferencën për media të thirrur nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ju njoftojmë se departamenti ynë juridik po i shqyrton me kujdes deklaratat dhe akuzat e tij”.
“Këto po analizohen aktualisht dhe po vlerësohen hapat e ardhshëm. Do të japim më shumë informacione për qëndrimin tonë dhe për çdo vendim të marrë, kur të jetë e përshtatshme”, thuhej në reagim.
Gjatë konferencës, shefi i Real Madridit pretendoi se ai dhe klubi i tij “kanë pasur të vjedhur” shtatë tituj të kampionatit për shkak të çështjes Negreira dhe se nuk do të rrijë i heshtur duke lejuar që disa gjyqtarë të pasurohen duke favorizuar Barcelonën.
Duke mos u ndalur me kaq, Perez konfirmoi gjithashtu se Real Madridi po përgatit një dosje mbi atë që e konsideron trajtim favorizues ndaj blaugranasve nga gjyqtarët, të cilën synon ta dërgojë në UEFA.
Marrëdhëniet mes Barcelonës dhe Real Madridit janë tashmë në nivelin më të ulët historik, dhe këto komente të fundit, që vijnë vetëm pak ditë pasi katalanasit fituan El Clasicon 2-0 dhe ngritën trofeun e La Ligas, pritet vetëm ta rrisin edhe më shumë tensionin./Telegrafi/
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë