Ish-deputeti i AAK-së, Lah Brahimaj ka vendosur që mos t’i hyjë farës për deputet në zgjedhje e 7 qershorit.
Përmes një postimi në Facebook, Brahimaj ka shkruar se vendimi për moskandidim do të thotë që kontributi i tij për vendin ndalon këtu.
Ai ka falënderuar votuesit për përkrahjen e madhe që i kanë dhënë ndër vite, raporton IndeksOnline.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Kosovës,
Me shumë prej jush kemi rrugëtuar së bashku edhe në ditët më të vështira, por gjithmonë për të mirën e Kosovës.
Përmes këtij postimi dua t’ju njoftoj se nuk do të jem pjesë e kësaj gare zgjedhore, por kjo nuk do të thotë që kontributi im për vendin ndalon këtu.
Ju ftoj të gjithëve, që më keni përkrahur aq shumë ndër vite, që edhe kësaj radhe ta shprehni vullnetin dhe mbështetjen tuaj për AAK-në, kryetarin Ardian Gjini dhe liderin tonë Ramush Haradinaj.
Bajrami: Më kumtuan se në listë jam me numër 12, pas njerëzv...
Jagxhiu prezantoi iniciativat kyçe për transformimin digjita...
Perez thërret zgjedhje te Real Madrid: Nuk do të jap dorëheq...
ShBA: Ndaluam një cisternë me flamur maltez që të kalonte Ng...
KQZ thotë se emrat e kandidatëve për deputetë do t’i nënshtr...
Kanye West në Tiranë, koncerti gjigant pritet t’i sjellë 120...