Hysen Durmishi thotë se ka vendosur të mos garojë për deputet

18:34 | 12 Maj 2026
Q L

Ish-deputeti i VV’së, Hysen Durmishi, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, shkruan Reporteri.net.

Durmishi ka thënë se kjo është bërë me kërkesë të tij dhe pas konsultimit me kreun e VV’së, Albin Kurtin, njëherit kryeministrin në detyrë.

Durmishi ka qenë zëvendësministër në Qeverinë Kurti 2, e më pas edhe ushtrues detyre i Ministrit, pas dorëheqjes së Liburn Aliut.

“E falënderoj Kryeministrin për mirëkuptimin dhe mbështetjen. Jam i bindur se Lëvizja VETËVENDOSJE!, do të dalë bindshëm fituese në këto zgjedhje, madje me rezultat edhe më të madh se ai i 28 dhjetorit të vitit të kaluar. Angazhimi im do të jetë maksimal për fitoren e madhe që na pret. Prandaj, i ftoj të gjithë ata që më kanë mbështetur mua, si dhe çdo qytetar pa dallim, për mobilizim dhe angazhim të përbashkët drejt fitores sonë”, ka shkruar Durmishi.

Shpërndaje në rrjete sociale