KFOR dhuron pajisje edukative për shkollën `Fetah Sylejmani` në Dragash

18:21 | 12 Maj 2026
Q L

Ushtarët e Ekipit të Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC), të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim (RC-W) në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë dhuruar pajisje edukative për Shkollën “Fetah Sylejmani” në Komunën e Dragashit.

Sipas njoftimit të NATO Kosovo Force – KFOR, donacioni përfshin kompjuterë, printer dhe projektorë.

Në postim thuhet se kjo nismë pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të bashkëpunuar me partnerët dhe institucionet lokale në mbështetje të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë, me fokus të veçantë në edukimin dhe zhvillimin e studentëve të rinj.

Po ashtu, theksohet se KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Shpërndaje në rrjete sociale