Shkalla e inflacionit në muajin prill 2026 ka arritur në 7,5% në baza vjetore, ndërsa krahasuar me muajin mars 2026, çmimet e konsumit janë rritur për 1,1%.
Kjo sipas publikimit të Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin prill 2026 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
“Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 7,5 %në muajin prill 2026, krahasuar me muajin prill 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të ndikuara te grupet kryesore të COICOP-it: transport (16,1 %); strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (15,2 %); restorante dhe shërbime akomodimi (5,8 %); ushqim dhe pije joalkoolike (5,6 %); pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (5,1 %); shëndetësi (4,7 %); kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (3,6 %); mobile dhe pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore (3,1 %); rekreacion, sport dhe kulturë (3,0 %); dhe veshje dhe këpucë (2,3 %)”, njofton ASK.
Po ashtu, rritje janë shënuar edhe te pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët me 5,1%, shëndetësia me 4,7%, kujdesi personal dhe shërbimet e ndryshme me 3,6%, mobiljet dhe pajisjet shtëpiake me 3,1%, rekreacioni, sporti dhe kultura me 3,0%, si dhe veshjet dhe këpucët me 2,3%.
Në anën tjetër, ASK ka bërë të ditur se rënie e çmimeve është regjistruar në grupin e informacionit dhe komunikimit me 0,2% dhe në arsim me 0,6%.
Sa i përket ndryshimeve mujore, IHÇK është rritur për 1,1% në prill 2026 krahasuar me marsin 2026. Kjo rritje është ndikuar kryesisht nga transporti me 4,9%, pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët me 1,2%, rekreacioni, sporti dhe kultura me 0,4%, mobiljet dhe pajisjet shtëpiake me 0,3%.
17 intervenime në Prishtinë e Fushë Kosovë nga erërat e fort...
Vjosa Osmani prezanton Albulena Bilallin si kandidate për de...
Zyrtari i Pentagonit: Lufta me Iranin deri tani ka kushtuar ...
Lah Brahimaj nuk garon për deputet në zgjedhjet e 7 qershori...
Ku ndryshon hantavirusi nga COVID-19?
Dhimbje në Deçan, i jepet lamtumira e fundit Rifat Stojkajt