Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se interesimi për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës vazhdon të jetë i lartë, me mbi 59 mijë kërkesa të pranuara deri më 12 maj.
Ai ka bërë të ditur se periudha e aplikimit ka nisur më 6 maj dhe do të përfundojë më 17 maj 2026.
“Gjatë periudhës 6–17 maj 2026, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë mundësi të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Deri të martën, më 12 maj 2026, në orën 10:00, përmes platformës elektronike të KQZ-së janë pranuar 59,415 kërkesa për regjistrim”, ka deklaruar Elezi.
Sipas tij, nga numri i përgjithshëm i aplikimeve, 49,493 janë aprovuar, 4,944 janë refuzuar, ndërsa 4,957 të tjera mbeten në shqyrtim.
“Prej aplikimeve të aprovuara, 11,782 shtetas janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, 1,325 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë, ndërsa 36,386 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutitë postare jashtë Kosovës”, ka sqaruar ai.
Elezi ka bërë të ditur se interesimi më i madh për regjistrim vjen nga shtetet ku jeton numri më i madh i mërgatës kosovare.
“Shtetet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar janë Gjermania me 24,624 votues, Zvicra me 11,063, Franca me 2,172, Suedia me 2,058, Austria me 1,508, Mbretëria e Bashkuar me 1,337, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 1,115 dhe Italia me 1,046 votues të regjistruar”, ka deklaruar Elezi.
KQZ u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të aplikojnë brenda afatit të paraparë, në mënyrë që të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në zgjedhjet e ardhshme.
36 zyrtarë policor të NjRSH-së certifikohen në fushën “...
Esktradohet nga Shqipëria në Kosovë i dënuari për trafikim a...
Zgjedhjet e parakohshme, ndryshohet një qendër e votimit në ...
Trump thotë se Irani do të ndalojë “qind për qind̶...
Shqipëria harmonizon Kodin Doganor me standardet e Bashkimit...
Liverpool planifikon t’i shpenzojë 100 milionë për një lojta...