PSD: Qëllimi ynë është të kalojmë pragun zgjedhor

11:19 | 12 Maj 2026
E.K

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka deklaruar se në zgjedhjet e 7 qershorit po hyjnë për të përfaqësuar kauza në Kuvend.

Para mediave, ai tha se PSD po garon për “betejë” dhe se synimi kryesor është kalimi i pragut zgjedhor.

“Po garojmë për betejë, për kauza në Kuvend. Duhet të jemi të sinqertë me popullin. Ne jemi aktivistë, por s’jemi arrogantë e as naivë si të tjerët. Ne po garojmë për ta kaluar pragun”, tha ai.