Profesori amerikan, Daniel Serwer, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale me seli në Hagë.
Serwer ka theksuar raportin e ekspertëve britanikë, të cilët kanë evidentuar një numër të madh shkeljesh e problemesh në punën e Gjykatës Speciale.
Serwer ka theksuar dështimin për lirim nga paraburgimi, pranueshmërinë e provave e barazinë e armëve.
Ai ka thënë se vendimi mund të ndikojë në paqen dhe stabilitetin në rajon.
Serwer thekson se një Gjykatë që ka funksionuar me miliona euro, nuk ka arritur të ofrojë drejtësi.
“Ajo që nuk thotë (raporti) është se një gjykatë që i kushton bashkësisë ndërkombëtare disa qindra milionë euro nuk ka arritur të ofrojë drejtësi që përmbush standardet që kërkon populli i Kosovës”.
“Zgjidhja për këtë është e paqartë për mua. Por dënimi dhe burgosja e mëtejshme nuk do ta përmirësojnë reputacionin e drejtësisë ndërkombëtare askund tjetër përveç në Serbi”, ka shkruar Serwer.
Gjykata Speciale ka mohuar gjetjet e raportit të ekspertëve britanikë.
Komiteti i Odës së Avokatëve për të Drejtat e Njeriut i Anglisë dhe Uellsit, një organizatë e pavarur, kredibile dhe me fokus në të drejtat e njeriut, ka hartuar një raport rreth 100 faqe për proceset gjyqësore në kuadër të Gjykatës Speciale në Hagë.
Kjo është bërë me kërkesën e Avokatit të Popullit në Kosovë, dhe numri i shkeljeve e dilemave që janë evidentuar, është i madh.
Kunati i Albulena Haxhiut garon në listën e AAK-së
Arrestohet Anton Allakaj, i kërkuar për vrasje në Kosovë- pr...
Erërat e forta, Komuna thirrje qytetarëve: Kujdes kur ecni n...
Partia e Drejtësisë zyrtarizon koalicionin me LDK-në
Hamza prezanton profesor Miftar Kurtin si kandidat të ri të ...
Jakaj: Mbi 40% e seancave të Kuvendit ishin të jashtëzakonsh...