Osmani prezanton Kreshnik Çollakun në rrugëtimin e LDK-së për 7 qershor

10:35 | 12 Maj 2026
E.K

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka prezantuar Kreshnik Çollakun si pjesë të rrugëtimit politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka vlerësuar punën e Çollakut si pedagog universitar.

Ajo ka theksuar se në periudhat më të rëndësishme të konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës, Çollaku ka shërbyer në Ambasadën e Shqipërisë në Washington, duke kontribuar në forcimin e mbështetjes amerikane për Kosovën dhe në promovimin e çështjes së saj në qarqet diplomatike amerikane.