Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, zhvilloi sot një takim me kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst, në kuadër vizitës zyrtare në Gjermani.
Kurti shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen historike të Gjermanisë, nga pritja e refugjatëve kosovarë gjatë luftës së viteve 1998–1999 deri tek kontributi vendimtar në rindërtimin e vendit pas luftës. Ky solidaritet, theksoi ai, është themeli mbi të cilin ndërtohet partneriteti i sotëm.
Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet shteteve, me theks të veçantë rolin që mund të ketë mërgata në ndërtimin e urave lidhëse për rritjen e aktivitetit të përbashkët ekonomik dhe shkëmbimet tregtare.
Kryeministri në detyrë Kurti, po ashtu, foli për rëndësinë e shkëmbimeve kulturore dhe atyre të arsimit profesional./Arbresh.info

Mourinho i vendos dy kushte Real Madridit, mediumi i njohur ...
Trump drejt Kinës për takimin me Xi Jinping, vizita që mund ...
Gjuriq e takon Sorensenin në Bruksel: Dialogu s’është për nj...
Shkon në Malësi të Madhe – Adion Puka kërkon ‘do...
Agim Veliu refuzon të jetë pjesë e listës së LDK-së
Kryeministri Kurti u prit në parlamentin e Nordrhein-Westfal...