Republika e Kosovës ka pranuar zyrtarisht Planin e Punës mbi Punësimin dhe Politikat Sociale, në kuadër të Ministerialit të Procesit të Berlinit, që po zhvillohet në Berlin.
Sipas njoftimit të Ministrisë, Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka pranuar këtë dokument nga Ministrja Federale për Punë dhe Çështje Sociale e Gjermanisë, Bärbel Bas.
Ky akt është realizuar në kuadër të Konferencës së Procesit të Berlinit, ku marrin pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët evropianë, me fokus në avancimin e politikave të punësimit dhe atyre sociale.
Sipas Ministrisë, pranimi i Planit të Punës përbën një moment të rëndësishëm për Kosovën, duke shënuar një hap në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përafrimin me standardet evropiane në fushën e punësimit dhe politikave sociale.
Dokumenti pritet të shërbejë si kornizë për thellimin e reformave dhe koordinimit ndërmjet vendeve të rajonit në këtë fushë, në kuadër të Procesit të Berlinit.
KQZ: Ende asnjë prej 27 subjekteve politike s’e ka dorëzuar ...
Mblidhet kryesia e PDK-së, Totaj për rikthimin e Limajt: Nuk...
Fisnik Asllani i qartë për synimet: Ëndërrojmë Ligën e Kampi...
Netanyahu thotë se udhëheqësi suprem iranian besohet të jetë...
Ilir Meta mbetet në burg, rrëzohet kërkesa për zëvendësim ma...
Kurti fton qytetarët t’i bashkohen LVV si vullnetarë: Bashko...