PDK mban sot mbledhje të kryesisë, pritet të diskutohet rikthimi i Fatmir Limaj në parti

12:24 | 11 Maj 2026
E.K

Kryesia e Partia Demokratike e Kosovës pritet të mblidhet sot në orën 16:00, ku në fokus kryesor do të jetë çështja e rikthimit të Fatmir Limaj në parti dhe përfshirja e tij në listën për deputetë.

Sipas informacionit, Limaj i ka dërguar një letër kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, ku ka kërkuar të përfshihet në listën zgjedhore pa kushte.

Kjo kërkesë ka nxitur reagime brenda strukturave të partisë, ku një pjesë e madhe e zyrtarëve dhe mbështetësve të PDK-së janë shprehur pro rikthimit të tij në “shtëpinë e vjetër”.

Para mbledhjes së kryesisë, anëtarët kanë pranuar gjithashtu mesazhe nga elektorati që kërkon rikthimin e Limajt në parti, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret në mbledhjen e sotme.