
Jepi Zë
Sot, pas përfundimit të ndeshjes futbollistike ndërmjet KF Trepça dhe KF Vushtrria, disa tifozë që dyshohet se i përkasin grupit “Torcida”, kanë sulmuar fizikisht një person.
Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur të identifikojnë tre persona të dyshuar, të cilët janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme.
Në njoftim thuhet se gjatë kontrollit, tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike, ndërsa tek i dyshuari tjetër është gjetur një maskë fytyre.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është intervistuar në cilësinë e ankuesit. Po ashtu, janë intervistuar edhe tre personat e dyshuar, ku pas procedurave hetimore, është iniciuar rast penal ,,Sulm” dhe dy prej të dyshuarve janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri prej tyre me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK./Arbresh.info
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...