Kandidatja për deputete nga PDK, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj deklaratës së ish-presidentes, Vjosa Osmani e cila sot në “tubimin e bashkimit” me LDK-në akuzoi VV-në se flamurin e Kosovës nuk e vendosin as në forumet e brendshme.
Musliu tha për Osmanin se u desh t’iu shkundet karrigia që ta pranojë atë që sipas saj, PDK e kishte thënë prej kohësh, shkruan Arbresh.info.
““FLAMURIN E KOSOVËS NUK E VENDOSIN AS NË FORUMET E TYRE TË BRENDSHME, LËRE MË NË ATO NDËRKOMBËTARE.” Pesë vjet e gjysmë e mbajti gojën të mbyllur pa e thënë të vërtetën. U desh t’iu shkundet karrigia që ta pranojë atë që ne ua kemi thënë prej kohësh. Kjo nuk është vetëm hipokrizi politike kjo është mashtrim. Kjo është e papranueshme”, ka shkruar Musliu në Facebook.
“Pesë vite e gjysmë të humbura për Kosovën. Pesë vite e gjysmë mashtrim ndaj qytetarëve të Kosovës. Dhe dëmi më i madh nuk janë vitet e humbura, por përpjekja për t’ia humbur Kosovës dinjitetin, simbolin dhe zërin e saj në botë. Politikanët e tillë që pranojnë që për një pozitë t’ia humbin Kosovës dinjitetin, nuk duhet të përkrahen nga populli, duhet të ndëshkohen”, tha Musliu./Arbresh.info
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...