Ka vdekur personi i cili ishte vetaksidentuar me motoçikletë më 3 maj në Pejë në rrugën “Perandori Justinian”.
Ai ishte dërguar për trajtim në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda.
Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Sot rreth orës 09:00 jemi njoftuar nga QKUK-ja se ka vdekur personi i cili ishte vetaksidentuar me motoçikletë në rrugën “Perandori Justinian” në Pejë. Ngjarja kishte ndodhur më 3 maj rreth orës 17:10″, deklaroi Gashi.
“Ai ishte dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda dhe sot pas një jave ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion në IML. Rasti po hetohet”, tha ai.
Një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy...
Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osma...
Berisha: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci forcon stabilite...
Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?
Bota humbet një miliard fuçi naftë
Kuvajti raporton ‘disa dronë armiqësorë’