Anija “MV Hondius” ku shpërtheu hantavirusi mbërrin në portin e Tenerife-s, si do të bëhet transportimi i pasagjerëve

08:05 | 10 Maj 2026
E.G

Anija turistike luksoze MV Hondius mbërriti mëngjesin e sotëm pranë portit të Granadillës në Tenerife, ku autoritetet spanjolle kanë organizuar një operacion të posaçëm për zbarkimin dhe kontrollin shëndetësor të pasagjerëve dhe ekuipazhit, pas dyshimeve për shpërthim të koronavirusit në bord.

Sipas autoriteteve spanjolle, asnjë prej pasagjerëve nuk ka shfaqur simptoma të infeksionit, megjithatë të gjithë konsiderohen kontakte me rrezik të lartë dhe do t’i nënshtrohen testeve mjekësore si masë paraprake.

Pas kontrollit fillestar nga ekipet shëndetësore, pasagjerët do të transportohen me mjete të vogla lundruese drejt tokës dhe më pas me autobusë të posaçëm drejt aeroportit kryesor të Tenerife-s, i cili ndodhet vetëm pak minuta larg portit.

Prej andej, ata do të nisen me fluturime drejt vendeve të tyre të origjinës.

Procesi i evakuimit pritet të nisë rreth orës 09:30 sipas orës lokale. Autoritetet kanë bërë të ditur se shtetasit spanjollë do të zbresin të parët, ndërsa pasagjerët e kombësive të tjera do të largohen në grupe të organizuara.

Ndërkohë, 30 anëtarë të ekuipazhit do të qëndrojnë në bord të anijes, e cila më pas do të niset drejt Holandës për t’iu nënshtruar procesit të dezinfektimit.