Pakënaqësitë me çmimet, Muja takon qumështarët: Prioritet i ministrisë është ruajtja e konkurrencës e mbështetja e prodhuesve

20:03 | 9 Maj 2026
R J

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, zhvilloi sot një takim me Bordin Drejtues të Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës për të diskutuar situatën aktuale në sektorin e qumështit.

Ministri Muja theksoi se Ministria e Bujqësisë mbetet e përkushtuar për të adresuar sfidat e sektorit të qumështit dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për stabilizimin e zinxhirit të vlerës, duke përfshirë prodhimin, përpunimin dhe tregtimin e qumështit dhe produkteve të tij.

Ai nënvizoi se mbështetja e prodhuesve vendorë, ruajtja e konkurrencës së drejtë në treg dhe siguria ushqimore, janë prioritet i Ministrisë së Bujqësisë.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me prodhuesit, përpunuesit dhe institucionet përgjegjëse për të siguruar zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata për sektorin e qumështit në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale