Lionel Messi ka dalë në mbështetje të ish-shokut të tij te Barcelona, Neymar, duke deklaruar se sulmuesi brazilian meriton të jetë pjesë e Kupës së Botës 2026, pavarësisht dyshimeve që ekzistojnë për gjendjen e tij fizike.
Në një intervistë për emisionin “Lo del Pollo”, kapiteni i Argjentinës theksoi se Neymar mbetet një nga lojtarët më të mirë në botë dhe se prania e tij në Botëror do të ishte e rëndësishme jo vetëm për Brazilin, por edhe për futbollin në përgjithësi.
“Ne duam që lojtarët më të mirë të jenë në Kupën e Botës dhe Neymar, pavarësisht formës së tij, gjithmonë do të jetë një prej tyre. Do të ishte fantastike ta shihnim në Botëror për atë që përfaqëson për Brazilin dhe futbollin”, deklaroi Messi.
Neymar, golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit me 79 gola, nuk ka luajtur me kombëtaren që prej tetorit të vitit 2023, kur pësoi një dëmtim të rëndë në gju. Pas rikthimit te Santos FC sezonin e kaluar, ai ka hasur vështirësi për të gjetur vazhdimësinë optimale.
Nga ana tjetër, trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka lënë të hapur mundësinë e grumbullimit të Neymarit, duke theksuar se ai do të përfshihet vetëm nëse arrin formën e duhur fizike para turneut.
Messi foli edhe për favoritët e Kupës së Botës 2026, duke përmendur Brazilin mes skuadrave pretendente për trofeun, së bashku me Spanjën dhe Francën.
“Brazili është gjithmonë pretendent dhe ka lojtarët e nevojshëm për të luftuar për titullin në çdo turne madhor”, shtoi ylli argjentinas.
Kupa e Botës do të nisë më 11 qershor 2026 dhe do të organizohet nga SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Komisionarja për Zgjerim e BE-së do ta vizitojë Kosovën javë...
Haxhiu përkujton Konushevcin dhe Malajn në 28-vjetorin e vra...
Reshjet e shiut s’i “frenojnë” kosovarët në lëvizjet drejt S...
Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë me premtime për n...
Bllokohet aksi rrugor Junik- Gjeravicë shkak i shembjes së d...
Operacion bastisjeje në Qendrën Korrektuese të Dubravës