Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, dhe homologu i tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, kanë zhvilluar një telefonatë për të diskutuar çështje rajonale në kontekstin e luftës SHBA–Izrael kundër Iranit, raporton Al Jazeera, duke cituar Ministrinë e Jashtme ruse.
“Diskutimi u përqendrua në situatën rreth Ngushticës së Hormuzit, përfshirë edhe diskutimet mbi këtë çështje në OKB”, thuhet në deklaratë.
“Pala ruse theksoi nevojën për t’u përqendruar në mbështetjen e përpjekjeve të vazhdueshme negociuese midis Iranit dhe SHBA-ve”, shtohet më tej.
Sipas ministrisë, Moska rikonfirmoi qëndrimin e saj se perspektivat për stabilizim nuk duhet të rrezikohen nga rifillimi i armiqësive, të cilat do të shkaktonin viktima civile dhe dëme në infrastrukturën civile si në Iran ashtu edhe në vendet fqinje.
“Ministrat e jashtëm ranë dakord të qëndrojnë në kontakt dhe të punojnë për të harmonizuar qasjet e të gjitha palëve të përfshira në kërkimin e një zgjidhjeje afatgjatë dhe të qëndrueshme”, përfundon deklarata.
Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qersh...
Porto me fanella speciale në nderim të Diogo Jota-s
Ish-ushtari i UÇK-së, Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së
Dita e Evropës, Begaj: Shqipëria më afër se kurrë integrimit...
Kurti pasi u propozua sërish për kryeministër: Sa herë po na...
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër