Policia nis hetimet për aksidentin në vend të punës në Fushë-Kosovë

19:42 | 8 Maj 2026
R J

Një punëtor është lënduar pasditen e sotme derisa ishte duke punuar në një ndërtesë në Fushë-Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një lartësi (objekt) në Fushë Kosovë, derisa ishte duke punuar”, tha Ahmeti.

E njëjta potencoi se personi i lënduar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, Ahmeti tha se policia, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast.