Nga 16 prill deri më 8 maj, në Kosovë janë konfirmuar dhjetë raste të fruthit në Kosovë. Që nga përhapja e sëmundjes ngjitëse, është shtuar dukshëm interesimi i prindërve për të vaksinuar fëmijët e tyre me vaksinën kundër fruthit.
Vetëm nga prilli në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë janë vaksinuar mbi 200 fëmijë.
Në Klinikën Infektive të QKUK-së momentalisht po trajtohen katër pacientë.
Sipas drejtoreshës së kësaj klinike, Vera Berisha, gjendja shëndetësore e tyre ka qenë relativisht e rëndë, ndërsa që njëri prej tyre kishte komplikime të rënda në mushkëri. Pacientët e tjerë janë përcjellë edhe nga oftamologu.
Berisha bëri të ditur për KosovaPress se pacientët që po trajtohen janë të moshës njëvjeçare.
Ajo u bën thirrje prindërve që të mos hezitojnë t’i vaksinojnë të vegjëlit e tyre, pasi sipas saj rreziku i sëmundjes është i madh.
“Tash për tash në Klinikën Infektive janë katër pacientë, të cilët duhet të përcillen së paku edhe gjatë këtij uikendi. Njëri prej tyre vazhdon të trajtohet pasi që është kthyer nga mjekimi intensiv i Klinikës së Pediatrisë, për shkak të një përkeqësimi, të një komplikimi mjaft të rëndë, por tash është në gjendje stabile. Shumicën i kemi pasur të lindur në vitin 2025. Gjendja shëndetësore e të gjithëve ka qenë relativisht e rëndë, ndërkohë që një prej tyre, ka fituar edhe komplikime të rënda në mushkëri si pneumotoraks. Gjendja e të tjerëve është përcjellë edhe prej lëmive të tjera: oftalmologu duke menaxhuar edhe pjesën e syve. 3:10 Ka prej tyre që hezitojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre duke rënë pre e dezinformatave të ndryshme.. Apeli ynë është që prindërit mos hezitojnë t’i vaksinojnë fëmijët. Vaksina nuk është e dëmshme, por rreziku prej sëmundjes është i madh”, tha Berisha.
Xhevrije Canolli nga njësia e imunizimit në QKMF në Prishtinë pohon se të gjitha rastet e konfirmuara janë fëmijë të pavaksinuar.
Ajo bëri të ditur se janë identifikuar të gjithë fëmijët e pavaksinuar në rrethinën e Prishtinës dhe janë kontaktuar prindërit që t’i vaksinojnë me vaksinën kundër fruthit. Edhe nga ekipi mobil po vazhdon vaksinimi në shkolla.
Ajo tha se ka rritje të interesimit të prindërve për vaksinim, ku vetëm gjatë prillit pas përhapjes janë vaksinuar mbi 200 fëmijë, ndërkohë në periudhën janar-prill janë vaksinuar mbi 680 fëmijë nga mosha një deri pesë vjeçare.
“Të gjitha rastet e konfirmuara kanë qenë fëmijë të pavaksinuar. Mosvaksinimi ka ndikuar drejtpërdrejt në përhapjen e kësaj sëmundjeje ngjitëse. Vaksinimi është mënyra e vetme më e sigurt dhe efektive në parandalimin e përhapjes së mëtejme të fruthit në vendin tonë. Ne kemi identifikuar të gjithë fëmijët e pavaksinuar dhe jemi duke i kontaktuar prindërit e tyre në mënyrë që të vaksinohen sa më shpejt që është e mundur në Qendrat e Mjekësisë Familjare. Po ashtu, nga ekipi mobil po bëhet vaksinimi i klasave të gjashta dhe të para. Mbrojtja e plotë kundër fruthit 100 për qind arrihet me marrjen e dy dozave. 2:09 Gjatë katërmujorit të parë janë vaksinuar në repart 686 fëmijë kundër fruthit. Vetëm në prill janë vaksinuar 215, pra me paraqitjen e këtyre rasteve të fruthit, kemi pasur një rritje të interesimit të prindërve për vaksinim. Nga kjo sëmundje janë të rrezikuar fëmijët e pavaksinuar, gratë shtatzëna, personat me imunitet të dobësuar”, tha ajo.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK), në një përgjigje për KosovaPress, njoftoi se ata që refuzojnë vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit në vend janë pakicë, të cilët ndikohen nga dezinformatat pa asnjë bazë shkencore.
IKSHPK thekson se vaksinat janë të obliguara me ligj dhe prindërit nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në institucione parashkollore apo shkollore pa vërtetuar vaksinimin.
“Ata që refuzojnë vaksinimin e fëmijëve kundër Fruthit janë pakicë, sepse shumica e prindërve, siç tregojnë edhe statistikat e vaksinimit në Kosovë, i vaksinojnë fëmijët e tyre. Këta që hezitojnë apo refuzojnë ndikohen nga dezinformatat dhe konspiracionet që nuk kanë asnjë bazë shkencore dhe i dëmtojnë përpjekjet për vaksinim. Vaksinat që janë pjesë e kalendarit të rregullt të vaksinimit në Kosovë ( që i përmban 13 vaksina) janë të obliguara me ligj, sikur që prindërit me rastin e regjistrimit të fëmijëve në institucione parashkollore dhe shkollore, bazuar në dy udhëzime administrative të Ministrisë së Arsimit, duhet të vërtetojnë se fëmijët e tyre i kanë marrë vaksinat. Nëse prindërit nuk u përmbahen në tërësi këtyre obligimeve, ata në një formë po i vetësanksionojnë fëmijët e tyre, duke i ekspozuar para rrezikut për shëndetin e tyre”, thuhet në përgjigjen e IKSHPK-së.
Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse virale që prek kryesisht fëmijët, por mund të paraqitet edhe tek të rriturit. Ai shkaktohet nga virusi i fruthit dhe përhapet shumë lehtë përmes ajrit kur një person i infektuar kollitet ose teshtin.
Simptomat kryesore janë temperaturë e lartë, kollë dhe rrjedhje hundësh, sy të skuqur dhe të irrituar dhe puçrra të kuqe në lëkurë që përhapen në gjithë trupin.
Në disa raste, fruthi mund të shkaktojë komplikime serioze si infeksione të mushkërive ose probleme të tjera shëndetësore,andaj vaksinimi është mënyra më efektive e mbrojtjes.
Shpërthen vullkani në Indonezi, tre alpinistë të vrarë
FSK forcon radhët, kryen trajnime për snajperë dhe liderë lu...
Osmani zyrtarizon kandidimin e mikut të saj të studimeve
Kurti për “Severna Brigada”: Kërcënimet që i bëjnë dëshmia m...
Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për va...
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë