Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla është pritur nga homologu turk, Mustafa Çiftçi gjatë vizitës së tij në Stamboll.
Sveçla ka thënë se ka falënderuar Turqinë për kontributin në sigurinë rajonale dhe stabilitetin në Kosovë, përmes angazhimit në misionin KFOR dhe bashkëpunimit të ngushtë me Policinë e Kosovës.
“Diskutuam gjithashtu avancimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë përfshirë furnizimin me pajisje moderne për Policinë e Kosovës dhe mundësitë për projekte të përbashkëta me kompanitë turke të industrisë së mbrojtjes. Theksova edhe rëndësinë e projektit strategjik për hapjen e fabrikës së municionit në Kosovë, si dhe përkushtimin e institucioneve tona në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Ai më tej bëri të ditur se ka shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, teksa edhe ka ftuar ministrin Çiftçi për një vizitë zyrtare në vend.
Kurti për “Severna Brigada”: Kërcënimet që i bëjnë dëshmia m...
Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për va...
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...
Kurti dhe Hetemi diskutojnë dokumentimin e krimeve të kryera...
Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpun...