Aksident në Pejë: Motoçikleta përplaset me veturën – një i lënduar dërgohet në Emergjencë

15:16 | 8 Maj 2026
E.K

Një aksident trafiku ka ndodhur në Pejë, ku një motoçikletë është përplasur me një veturë, duke lënë të lënduar një person.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës, e cila ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:10.

Si pasojë e përplasjes, një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar menjëherë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor. Deri më tani nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat po hetojnë shkaqet e aksidentit.