Në Durrës u lançua zyrtarisht programi “EU4Municipalities II”, një iniciativë e Bashkimit Europian që synon forcimin e pushtetit vendor dhe mbështetjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Programi parashikon investime konkrete për bashkitë, rritje të kapaciteteve administrative dhe modernizim të shërbimeve për qytetarët.
Gjatë aktivitetit, Kryeministri Edi Rama e cilësoi programin si një investim kyç të Bashkimit Europian për të përgatitur institucionet vendore në funksion të anëtarësimit të Shqipërisë në familjen europiane.
Sipas tij, konsolidimi i qeverisjes vendore është një element thelbësor në funksionimin e marrëdhënies mes Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare, ndërsa theksoi se aftësia për të përthithur fondet europiane mbetet një sfidë për administratën vendore.
“Një projekt që përbën një investim strategjik të BE për të nxitur rritjen e kapaciteteve të bashkive në horizontin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ky program është një program i cili lidhet me modernizimin e institucioneve tona vendore dhe me mundësinë që përmes tij, institucionet të rrisin kapacitete e tyre njerëzore që janë edhe problemi ynë më i mprehtë i kësaj kohe dhe i kohëve që vijnë, në rast se nuk fokusohemi me të gjithë forcën sot te k adresimi i tij.
BE edhe anëtarësimi në familjen europiane janë një bekim për Shqipërinë, por edhe një sfidë e madhe posaçërisht në nivelin vendor, pasi konsolidimi i nivelit të qeverisjes vendore është pjesë e pandarë e mënyrës së funksionimit dhe mirëfunksionimit të marrëdhënies mes BE dhe një vendi anëtar. Një sfidë e konsiderueshme për vendet anëtare është që të kenë aftësi të thithin mbështetjen e BE përmes dijes sesi ta bëjmë këtë. Në këtë pikë, ky program është kyç. Nuk janë 11 mln eurot e para thjeshtë si një shumë, por është i gjithë instrumenti dhe mënyra sesi është i ndërtuar që duhet t’i bëjë të gjitha bashkitë jo vetëm të interesuara, por edhe të angazhuara që të kenë akses në këtë instrument. Kam besimin se do mund të bëjmë më të mirë dhe të nxjerrim nga ky potencial maksimumin e mundshëm në të gjitha bashkitë tona”, tha Rama.
Kryeministri ndaloi edhe te nevoja për digjitalizimin e pushtetit vendor, duke pranuar se ekziston një diferencë e ndjeshme mes nivelit të digjitalizimit në qeverisjen qendrore dhe asaj vendore.
“Është edhe digjitalizimi, kemi një diferencë të papranueshëm mes peshës që ka digjitalizimi në nivelin qendror dhe në nivelin vendor. Do gjemë mënyrën për të adresuar këtë problem të digjitalizimit”, theksoi ai./rtsh.al/
Aktakuzë ndaj Bojan Jevtiqit, ish-policit të dyshuar për spi...
Për lëndim të rëndë trupor, Kobra dhe dy të tjerët dënohen v...
Organizata serbe “Severna Brigada” kërcënon Albin Kurtin me ...
ZYRTARE: Albena Reshitaj i bashkohet listës së Vjosa Osmanit...
KEDS gjobitet me 35 mijë euro për parregullsi në njehsorë el...
Spanja godet rrjetin e drogës, kapen 30 tonë kokainë