Përfundon afati në KQZ: 22 parti në garë, dy koalicione të regjistruara

08:29 | 8 Maj 2026
E.K

Afati për partitë politike të regjistruara në Kosovë që të deklarohen pranë KQZ-së rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme, apo mos pjesëmarrjes së tyre, ka përfunduar në mesnatë. Brenda këtij afati është dashur të bëhet edhe deklarimi i koalicioneve parazgjedhore.

Bazuar në të dhënat e fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 21:30 të mbrëmjes së kaluar, 22 parti politike kishin konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje, ndërsa 8 të tjera kishin njoftuar se nuk do të garojnë. Ndërkohë, janë regjistruar edhe dy koalicione parazgjedhore, ku përfshihen pesë parti politike.

Sipas të dhënave të KQZ-së, partitë politike që deri mbrëmë kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë:

Partia Socialdemokrate

Kosovaki Nevi Romani Partia

Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve

Za Slobodu Pravdu i Opstanak

Srpska Lista

Yenilikçi Türk Hareket Partisi

Lidhja Demokratike e Kosovës

Fjala

Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës

Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK

Socialdemokratska Unija

Jedinstvena Goranska Partija

Kosova Demokratik Türk Partisi

Nova Demokratska Stranka

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës

Kosovski Savez

Partia Balliste

Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale

Partia Liberale Egjiptiane

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Stranka Demokratske Akcije

Partia Demokratike e Kosovës.

Ndërkohë, partitë politike që kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje janë:

Partia Demokratike e Unitetit

Balli Kombëtar i Kosovës

Lëvizja Qytetare Vatra

Bashkimi për Ndryshim Anamorava

Partia e Drejtësisë

Srpski Narodni Pokret

Partia Reforma Demokratike

Aleanca Kosova e Re.

Sa i përket koalicioneve, deri tani KQZ ka pranuar njoftimin për formimin e dy koalicioneve:

Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan (Koalicija VAKAT);

Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim (Ashkalitë e Bashkuar).

Në mesin e partive të mëdha politike që ende nuk kanë njoftuar zyrtarisht pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 21:30 të mbrëmshme është edhe Lëvizja Vetëvendosje.

KQZ ka sqaruar se njoftimi për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe deklarimi i koalicioneve është proces i ndarë nga aplikimi për certifikim të subjekteve të reja politike dhe dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë.

Afati për aplikim për certifikim të subjekteve të reja politike – përfshirë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur ka nisur më 2 maj dhe do të përfundojë më 10 maj. Ndërkaq, dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë ka filluar më 2 maj dhe do të zgjasë deri më 12 maj 2026.

Shpërndaje në rrjete sociale