Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu sot në emisionin “DPT te Fidani” ka folur lidhur me zgjedhjet e reja që do të mbahen më 7 qershor.
Ajo u shpreh se në këto zgjedhje po shkohet për shkak se sipas saj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti po u hakmerret qytetarëve të vendit, që siç u shpreh, nuk ia dhanë 80 për qind të votave.
“Ky nuk e ka problemin me ne si opozitë, se ne ishim opozitë deri para pak ditësh, por ky e ka problemin me qytetarët”.
“Me këto zgjedhje që po shkojnë, Albin Kurti po u hakmerret qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët ia dhanë 51 për qind, po u hakmerret që ia dhanë 80 për qind, sepse ky do të jetë i gjithëpushtetshëm. Nuk i mjafton 50 apo 51 për qind”, u shpreh Musliu.
Osmani prezanton aderimin e ri
Pak orë afat, PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje – 5 par...
Trump për çmimet e shtrenjta të biletave të Kupës së Botës: ...
“Tani mund të flini të qetë, një hall më pak”, S...
Bullgari, Radev merr mandatin për formimin e qeverisë së re
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...