Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 6 majin si një datë me rëndësi historike për kombin shqiptar, duke nderuar lindjen e Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe rënien e heroit të Kosovës, Luan Haradinaj.
Haradinaj ka bërë të ditur se në Deçan dhe në Kompleksi Memorial në Gllogjan janë bërë homazhe për Gjeneralmajor Luan Haradinaj dhe veprimtarin e çështjes kombëtare, Smajl Haradinaj.
Sipas tij, Luan Haradinaj ishte ndër të parët që u angazhua në organizimet çlirimtare, duke kontribuar në themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe duke frymëzuar mijëra luftëtarë në rrugën drejt lirisë.
“Luan Haradinaj ishte ndër të parët në organizimet çlirimtare, duke vënë themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të frymëzuar nga sakrifica e tij dhe e trimave të tjerë, mijëra luftëtarë iu bashkuan kësaj rruge, duke e çuar përpara deri në ditën e fitores. Krenaria për sakrificën dhe heroizmin e tyre do të mbizotërojë gjithmonë mbi dhimbjen. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj.
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...