Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij paraqiten në GJKKO si dëshmitarë

11:52 | 6 Maj 2026
E.H

Këngëtari Rigels Rajku, i njohur për publikun si “Noizy”, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e GJKKO.

Noizy është thirrur në Gjykatën e Posaçme si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj bandës së Laert Haxhiut, raporton TCH.

Dëshmia e të penduarit Artan Tafani zbuloi disa nga krimet e bandës. Një nga krimet e bandës së Haxhiut është edhe vendosja e tritolit ndaj lokalit të Noizyt.

Po ashtu në cilësinë e dëshmitarit për këtë çështje, është edhe baba i këngëtarit, Bashkim Rajku.

Megjithatë seanca është shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve, ndërsa e radhës është caktuar më 13 maj, ora 11.

Shpërndaje në rrjete sociale