Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit

11:30 | 6 Maj 2026
D.H

Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone ka pasur një përleshje me drejtorin sportiv të Arsenalit, Andrea Berta, gjatë ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Champions League.

Nga pamjet e të cilat janë bërë virale, shihet se simeone e shtyen Bertan në minutat e fundit të ndeshjes.

Stafet e të dyja skuadrave ndërhyn mes tyre për të rikthyer situatën në kontroll.

Barta po kërkonte nga gjyqtari që të përfundonte ndeshjen pasi sipas tij kishin kaluar minuta, derisa argjentinasi shkon drejt tij, e pastaj e shtyu me krah, gjë që çoi në një tension mes tyre.

Kujtojmë se Arsenali arriti fitojë me rezultat 1-0 dhe siguroi finalen e Champions League-s për sezonin 2025/26.

“Topçinjtë” në finalen e Budapestit e presin fituesin e ndeshjes Bayern – PSG, ku rezultati nga takimi i parë është 5:4 në të mirë të francezëve./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale