Heshtje nga KEDS dhe Ministria e Ekonomisë, rrezikohet investimi me mbi 200 vende pune

10:38 | 6 Maj 2026
A Z

Investimi i madh, që pritej të hapte mbi 200 vende pune në Kosovë, vazhdon të mbetet i bllokuar, ndërsa çdo vonesë e kësaj natyre rrezikon shtyrjen e hapjes së biznesit.

Siç ka raportuar më herët Arbresh.info, kërkesa për rritjen e kapaciteteve energjetike është refuzuar nga KEDS, duke pamundësuar funksionalizimin e projektit.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve për të marrë sqarime dhe qëndrime zyrtare, as KEDS dhe as Ministria e Ekonomisë nuk kanë kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të artikullit.

Kujtojmë se pronari i këtij biznesi i është drejtuar kompanisë KEDS me kërkesë për rritje të kapacitetit energjetik, mirëpo sipas dokumentit që ka siguruar redaksia jonë, përgjigjja ka qenë negative në pjesën kryesore të kërkesës.

Në arsyetimin e saj, KEDS thekson se rrjeti ekzistues në zonë është i mbingarkuar dhe nuk mund të përballojë ngarkesë shtesë. Sipas tyre, kufizimet teknike në daljet 10(20) kV e bëjnë të pamundur rritjen e kapacitetit në këtë fazë./Arbresh.info/

LEXO EDHE

KEDS refuzon rritjen e kapacitetit, bllokohet investimi gjigant ku pritet të punësohen mbi 200 punëtorë